Aksidenti në afërsi të Sllatinës: Vdes një grua rreth 50 vjeçare, një grua tjetër me lëndime të rënda
Një grua rreth 50 vjeç ka humbur jetën sonte në vetaksidentin në afërsi të Sllatinës, aty ku vetura u rrokullis me pesë persona brenda. Një tjetër grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pritet të hyjë në operacion, ka konfirmuar për Gazetën Express mjekja kujdestare në Emergjencën e ShSKUK-së, Dafina Rushiti.
Vetura që nuk dihet akoma se nga kush drejtohej, humbi kontrollin duke shkaktuar një vdekje dhe lëndimin e personave brenda saj.
Ngjarja ndodhi në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se autoritetet dolën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Në vendin e ngjarjes dolën disa vetura të policisë dhe për disa orë në atë zonë u vështirësua qarkullimi i automjeteve