Aksion i madh i Policisë së Kosovës në tërë vendin
Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësinë kundër krimit të organizuar ka zhvilluar orëve të natës aksion masiv në tërë vendin.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qëllimi i aksionit ka qenë konfiskimi i armëve ilegale dhe si i tillë po vazhdon edhe në orët e para të mëngjesit.
Merret vesh se janë kontrolluar më shumë se 40 lokacione në qytete të ndryshme të Kosovës.
Operacioni ka qenë vazhdimësi e aksioneve në luftimin e dukurive negative në vend duke bërë Policinë e Kosovës si institucionin më të besueshëm.