14-07-2024

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “William Walker”, në Prizren.

Sipas policisë aty kanë qenë të përfshira tri automjete me targa vendore.

Si pasojë janë lënduar tre meshkuj (K/Shqiptarë) dhe dy femra K/Shqiptare, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Nuk raportohet për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.