07-05-2026

Aksion i madh për hetimin e kri*meve ekonomike, bastisen pesë persona zytarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë duke u zhilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.
Aksionet po realizohen në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, për bastisjen e 5 personave zyrtarë dhe 2 personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimatari kriminale që lidhen me disa vepra penale, përfshirë “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’, ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, ‘’Mashtrimi’’, ‘’Legalizimi i përmbajtjës së rreme’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’, si dhe ‘’Dhënia e ryshfetit’’.

Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre.

Po ashtu, pesë persona zyrtarë dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të mundësimit të përfitimeve të kundërligjshme pasurore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institiucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin.

Asnjë koment

Comments are closed.