23-05-2026

Alarm për Hantavirusin/ Virusi që bartet nga minjtë mund të prekë edhe Kosovën

Rastet e fundit me hantavirus kanë ngritur shqetësim në opinionin publik dhe tek autoritetet shëndetësore në mbarë botën, pasi virusi po monitorohet me kujdes pas raportimeve për viktima dhe raste të konfirmuara në disa shtete.

Mediat ndërkombëtare dhe organizatat shëndetësore kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një virus të rrallë, i cili zakonisht transmetohet përmes kontaktit me brejtës të infektuar ose mbetjeve të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumica e rasteve të fundit janë lidhur me një shpërthim të raportuar në një anije turistike, ndërsa autoritetet kanë theksuar se rreziku për përhapje të gjerë mbetet i ulët.

 

Dreshaj: Hantavirusi ekziston në Kosovë që nga viti 1986, është vdekjeprurës

Në Kosovë hantavirus ekziston nga viti 1986.

Kështu ka deklaruar për “Front Online”, ish-anëtari në Komisionin e Shëndetësisë dhe infektologu, Shemsedin Dreshaj.

 

 

Ai thotë se ky virus është vdekjeprurës dhe ka disa masa parandaluese.

Sipas Dreshaj, shkalla e përhapjes është shumë e ulët.

“Mundësitë për tu parandaluar janë të mira se shkallën e përhapjes e ka të ulët. Parandalimi kryesor bëhet përmes minjve dhe kujdesjës në ushqim dhe higjienës personale. Ky virus nga viti 1986 e këndej ka qenë aktiv e janë prekur disa qytetarë. Ky virus është vdekjeprurës si çdo sëmundje tjetër”, ka deklaruar Dreshaj.

Asnjë koment

Comments are closed.