03-05-2024

Ambasadori gjerman Rohde: Faleminderit Policisë për ndërhyrjen e shpejtë në Prizren ku u vendos flamuri i UÇK së në një autobus të Serbisë

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se dje një person ka vendosur një flamur me logon e UÇK-së në autobusin që transportonte disa sërbë nga Serbia.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka falënderuar Policinë dhe qytetarët kosovarë për “ndërhyrjen e shpejtë”.
“Faleminderit për ndërhyrjen e shpejtë të qytetarëve kosovarë dhe Policisë së Kosovës kur një prift i Kishës Ortodokse Serbe u sulmua fizikisht dje në Prizren. Ky guxim civil meriton duartrokitje!👏🏽”, shkroi Rohde në “X”.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 në qendër të Prizrenit, përballë hotelit Teranda, ka ndodhur një incident kur një shqiptar i Kosovës ka varur flamurin e UÇK-së në mburojën e një autobusi serb dhe më pas ka filluar të provokojë verbalisht pelegrinët nga Serbia qendrore.

Pelegrinët kishin ardhur në Prizren me autobus me targa të Vranjës për të marrë pjesë në Liturgjinë e Shenjtë dhe më pas për të vizituar vendet e shenjta të Prizrenit. Kur prifti prifti i Prizrenit J.R iu afrua autobusit për t’i pritur pelegrinët dhe i këshilloi që të mos përgjigjen ndaj provokimeve, personi i përmendur e sulmoi fizikisht priftin duke ia përdredhur ashpër krahun. Menjëherë në ndihmë priftit i kanë ardhur një polic kosovar dhe një shtetas shqiptar i Kosovës, pas së cilës sulmuesi ka ikur me veturën e tij. Ngjarja ka ndodhur në sy të pelegrinëve. Pas incidentit, besimtarët morën pjesë në liturgji dhe nderuan vendet e shenjta të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar sot zyrtarisht për media se i dyshuari për sulmin ndaj priftit është ndaluar dhe arrestuar për 48 orë.

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.