Ambulancat në Krushë e Ratkoc të Rahovecit filluan të punojnë edhe pasdite
Banorët e Krushës së Madhe dhe ata të Ratkocit të Rahovecit, më nuk do të kenë nevojë të kërkojnë gjetiu ndihmën mjekësore, gjatë pasdites. Prej sot në këto fshatra, qendrat e mjekësisë familjare filluan punën në dy ndërresa.
Për të parë nga afër, fillimin në ndërresën e pasdites, atje qëndroi edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi duke u shprehur i lumtur që po përmbushej zotimi i tij, i dhënë gjatë fushatës zgjedhore, që qytetarëve të komunës do t’ju ofrohen shërbime cilësore dhe efikase në fushën e shëndetësisë.
“Premtimi i dhënë është realizuar në gjashtëmujorin e parë të qeverisjes, ndërsa puna fillon pas një pushimi disavjeçar të këtyre dy qendrave mjekësore”, ka thënë ai.
Njoftohet se tashmë orari i punës do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00.