12-05-2024

Anëtari i AAK-së për deputetët e zgjedhur: Kuvend i matrapazëve dhe i vjedhësve ordinerë, në Kosovë!

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Muhamet Kelmendi, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se shkaqet që kanë dërguar te vendimi për rinumërim të votave në 50% janë të shumta. Madje, ai thotë që është e rrugës që të gjitha vendvotimet të rinumërohen.

Ndoshta edhe vetë zgjedhjet të përseriten. Matrapazelleku i kandidatëve nëpër parti me njëri tjetrin dhe në mes vete partive ka qenë i dukshëm.Partitë i kanë vjedhur votat e njëra-tjetrës. Por, vjedhjet dhe keqpërdorimet e votave, kryesisht janë vet në kuadër të një partie nga kandidatët.

Është shkuar gjendja atje saqë as vota e vet kandidatit nuk është në listën e votave, pa folur për votuesit nëpër vende të ndryshme të Kosovës”.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, ka thënë se kjo situatë ka krijuar një gjendje ku votuesi ka dalë i papjekur dhe jo i besuar në votën e vet.

Ka raste kur matrapazët e fuqisë financiare kanë blerë votat në tërë një listë dhe natyrisht se votat e votuesve janë shkatërruar.Vjedhjet dhe blerjet janë bërë kudo.

Vjedhjet janë bërë nëpër fshatra dhe nëpër qytete. Nuk është bërë dallim fare. Është lejuar nga organet e shtetit dhe nga KQZ një veprimtari e ashpër kriminale.

Gjatë fushatës dhe në zgjedhje kishte çdo ditë me qindra vepra penale. Ato shkonin nga mashtrimet e ndryshme nëpërmjet punësimit, pozitës në shtet dhe në parti, deri te blerja e votës. Dhe, natyrisht se kulmi i veprës penale është puna e numërimit të votave nga komisaret të cilët kanë luajtur si me kokrrat e misrit apo edhe me rende, duke i shkatërruar votat dhe duke sjellur fletëvotimi të reja në votim. Tërë kjo në sytë e KQZ.

Nëpërmjet kësaj u ndryshua vullneti i qytetarëve të shprehur me votat e tyre dhe po na del një kuvend i matrapazëve dhe i elementeve të pasur që me para dhe me njëqind mashtrime folën me vota të parët nëpër lista”.

Kelmendi ka thënë më tej se mjafton të shikohet kush janë ata, nga vijnë dhe me çka merren, çfarë pasurie kanë dhe sipas tij del se kriminaliteti i lartë dhe zgjedhjet tërësisht bëhen të pavlefshme.

Çdo gjë për këto zgjedhje mund të thuhet përveç faktit se ky Kuvend me këtë përbërje të deputetëve nuk është Kuvend i votueseve në Kosovë. Është thjeshtë Kuvend i matrapazëve dhe i vjedhësve ordiner në Kosovë. Dashtë zoti të jam gabim”./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.