19-04-2024

Antidroga godet grupin në Suharekë

Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, të mbështetura nga njësitet tjera policore, kanë arrestuar pesë të dyshuar në Suharekë.

Me ç’ rast gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar: 57 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 44.57 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një veturë Rang Rover, para të gatshme 3 200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Lexo edhe:

VIDEO nga Pashtriku: Vend-arena e rënies së luftëtarëve të UÇK-së me 14 dhjetor 1998

Operacioni iu antidrogës është realizuar të dielën në orën 15 e 15 minuta.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.