Anulimi i Ligjit të Pagave: Reagon BSPK, thonë se do të ketë trazira

BSPK’ja e ka quajtur të papranueshëm këtë vendim të Gjykatës, pasi mohon të drejtën për përfitim për mbi 62 mijë shërbyes civilë.

“Për Bashkimin e Sindikatave të Pavaruara të Kosovës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese është i papranueshëm. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë”, thuhet në reagim.

Tutje, BSPK ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka ngacmuar plagën e punëtorëve me atë vendim dhe nëse kjo plagë nuk shërohet do të ketë trazira sociale. /Gazeta Express.