27-04-2024

Arijon Krasniqi, njeriu i lindur pa duar që e sjell botën me shumë ngjyra (foto)

Jeta sjellë shumë sfida për njerëzit, ndërsa ato tejkalohen nga njerëzit e fortë. Dorëzimi nuk vjen në shprehje edhe kur mund të shfaqen mangësitë e pengesat qoftë edhe fizike nga lindja, apo edhe fati në jetë. Të fortit në zemër e në shpirt i tejkalojnë të gjitha këto.

Quhet Arijon Krasniqi dhe vjen nga Malisheva, është vetëm 17 vjeç. Ai ka shumë ëndërra, shkruan 04 Online. Ai ka vetëm një qëllim, të jetoj i lumtur. Arijoni ka shumë synime, mesin e tyre të tregoj një botë unike e shumë të veçantë të pikturës të cilën arrin ta krijoj përmes këmbëve, sepse ai ka lindur pa duar, shkruan 04 Online.

Mirëpo, Arijoni nuk është dorëzuar. Ai e ka sfiduar fatin që i ka sjellur jeta. Është shkolluar, ka krijuar shoqëri, jeton në komunitet, bashkëpunon e bashkëvepron me ata, madje i befason edhe me pikturat e tij.
Përkundrejt kësaj, Arijoni ka nevojë për mbështetje, që ëndërrat e tij të mos mbesin vetëm me përfundimin e shkollës së mesme, pasi ai ëndërron të shkoj edhe më lartë, në studime.

04 Online ka siguruar disa nga punimet e Arijonit, të cilat vërtetë janë të bukura dhe shumë domethënëse. Arijoni ka shpresa, ai ka ndjenja të bukura, ai e don jetën, i don edhe njerëzit. Ai është plotë shpresa. Ai ëndërron që nesër të jetë dikushi në jetë edhe përkundër vështirësive që i ka sjellur jeta. Ai mbase mundet, sepse don. Dhe, ne sigurtë se do ta shohim një ditë si një piktor profesionist, dhe jo vetëm./04online.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.