Ariu sërish në aksion, mbyt 14 krerë dhi në lagjen “Kurilla” të Prizrenit (video)
Ariu sërish ka qenë në aksion. Para 5 netësh në zonën e njohur me emrin “ Bair” në lagjen “ Kurilla” ka mbytur 14 krerë dhi të fermerit, Shkëlzen Krasniqi.
Përveç dëmit, familja dhe banorët në këtë pjesë të Prizrenit thonë se po ndihen të pasigurtë. Shkëlzen Krasniqi, me këtë terfurk po detyrohet çdo mëngjes të përcjell nga shtëpia për në shkollë dhe punë vajzat e tij, për shkak të frikës nga sulmi i ariut, i cili për disa netë rresht ia ka mbytyr 14 krerë dhi nga 40 sosh sa posedon ai. Ai thotë se për këtë rast është informuar policia dhe organet tjera të cilat kanë dal në vendngjarje. Fermeri Krasniqi, thotë se ariu ka filluar të mbytjen e dhive para pesë netësh, duke i mbytur ato në vende të ndryshme përreth shtëpisë së tij dhe në stallë për tre netë rresht.
Ai thotë se në njerën nga netët kur i ka mbytyr dhitë, ai është përballur me ariun i cili për fat të mirë nuk më sulmoi, sepse as nuk mund të mbrohesha, thotë i shqetësuar ai. Fermeri Krasniqi, thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 3 mijë euro nga mbytja e dhive, nga ruajtja e të cilave thotë se mban gjallë familjen e tij, dhe se pret që organet kompetente t’ia kompensojnë dëmin.
Frikë për këtë familje ka edhe motra e bashkëshortes së zotëri Shkëlzenit, Sadete Krasniqi, e cila gjithashtu ndjehet e frikësuar për t’i vizituar ata.
Lidhur me këtë ngjarje ne kemi kontaktuar zëdhënësin e DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili na ka konfirmuar rastin, ndërsa drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, tha se zyrtarët e këtij dikasteri do ta bëjnë vlerësimin e dëmëve që i janë shkaktuar këtij fermeri, ndërsa ministria e Bujqësisë është kompetente për kompensim të dëmit, theksoi ai përmes telefonit./tvprizreni.info/