Armëmbajtje pa leje në Reçkan, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Reçan të Prizren nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur pasi më 14 maj 2026, rreth orës 00:50, i dyshuari mashkull kosovar është parë në një video-incizim duke shtënë me armë gjatë një ahengu.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

