Një person është arrestuar në rrugën “De Rada” në Prizren si i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, transmeton Gazeta e Prizren.
Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur më lart.
Sipas policisë, gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë rreth 3300 (tremijë e treqind) euro €.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/