Arrestohen autorët e grabitjes në Shatërvan të Prizrenit
Katër persona të mitur, mes tyre edhe një femër janë arrestuar, si të dyshuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, para pesë dite.
Sipas policisë, dje janë arrestuar katër të dyshuar, tre-meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e (të mitur).
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, kanë arrestuar: D. D. 18 vjeçar, A. T. 18 vjeçar, R. A. 20 vjeçar dhe S. H., 17 vjeçare, të gjithë shtetas e Republikës së Kosovës.
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: një boks hekuri dhe para të gatshme 880 euro.
Ata duke përdorur forcën dhe mjete të forta, viktimës mashkull K/Shqiptar i kanë grabitur para të gatshme.
Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net