Arrestohen dy persona, dyshohet se gjatë luftës kanë vr*arë 23 civilë shqiptarë
Janë arrestuar dy persona në Zubin-Potok nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Rasti është iniciuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa pas veprimeve hetimore të organeve të rendit, të dyshuarit janë arrestuar.

“Zubin-Potok / 19.04.1999 – NN. Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./IO


![]()
