26-04-2024

Arrestohen dy persona në Bllacë të Suharekës

Dy persona nga Bllaca e Suharekës janë arrestuar për mosrespektim të orës policore.

“Ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor të cilët u kishin dhënë atyre pasi kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid 19”, thuhet në raportin e policisë.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregulltë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.