Arrestohen dy persona, në veturë iu gjet mbi 9 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, ku në koordinim me agjenci të tjera të sigurisë kanë ndaluar një veturë për kontroll, në të cilën janë gjetur rreth 9 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.
Po ashtu, policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të dy personave që ishin në veturë, janë gjetur rreth 0.5 gram kokainë dhe te personi tjetër rreth 94 gramë marihuanë.
“Për rasti është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar dy lokacione. Gjatë kontrollit në njërin lokacion janë gjetur 16 gr lëndë narkotikë, dyshohet të jetë kokainë. Kurse, në lokacionin tjetër janë gjetur 418 gr lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë”.
“Në tërësi, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar 9 kg e 512 gr lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe 16.5 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. E tërë lënda narkotike e konfiskuar, mendohet se ka vlerë tregu rreth 15 mijë euro. Po ashtu, janë konfiskuar edhe një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit, të dyshuarit R. H., 59-vjeç dhe A.Z., 25-vjeç janë dërguar në mbajtje.