26-04-2024

Arrestohen dy prizrenas të kërkuar nga gjykata, njëri në Aeroportin e Prishtinës

Dy persona janë arrestuar për shkak së urdhëresave nga organet e drejtësisë, njëri prej të cilëve në Aeroportin e Prishtinës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Mbështetur në raportin e policisë gjatë 24 orëve, rasti i parë ka ndodhur në Prizren, kur në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Në rastin tjetër, në Aeroportin e Prishtinës,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës është arrestuar një person/shqiptar, i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, gjatë shtatë muajve të këtij viti në pikëkalimin kufitar në mes të Kosovës e Shqipërisë,  në Vërmicë të Prizrenit janë arrestuar 532 persona të kërkuar nga organet e drejtësisë, përfshirë edhe urdhëresat ndërkombëtare. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.