23-04-2024

Dua Lipa: Tani na lejohet që të jemi cilat të duam

Dua Lipa po lufton për të thyer mitin se këngëtaret janë të paafta për të prodhuar hitet e tyre.

Featured Image

Këngëtarja 23-vjeçare e ndjen veten se është pjesë e një brezi të ri, të fokusuar në thyerjen e barrierave.
“Gjithmonë ka qenë kjo stigmë prapa yjeve të Pop muzikës”, tha ajo në një prononcim për Free Metro. “Kur një zë i mashkullit vjen në skenë, njerëzit menjëherë besojnë se ata i shkruajnë këngët e tyre, drejtojnë videot e tyre.

Nëse je një artiste femër dhe nuk je ulur në një piano ose kitarë, ose nuk luan në ndonjë instrument dhe po performon një këngë, njerëzit menjëherë mendojnë se gjithçka është e përgatitur për ju dhe nuk jeni autentike”, tha më tutje këngëtarja.

Lipa thotë më tej se gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe se femrat po marrin vendin e merituar në skenën botërore muzikore. “Gratë duhet të luftojnë pak më shumë për të marrë njohjet që i meritojnë. Tani mendoj se ka ardhur koha kur ne ndjehemi të sigurta dhe na lejohet që të jemi cilat të duam”, shtoi ajo./ KultPlus.com

Asnjë koment

Comments are closed.