20-04-2024

Diversiteti kulturor i Kosovës në festivalin tradicional në Grnçar të Prizrenit (foto)

Festivali Tradicional i Këngëtarëve që u mbajt për herë të tretë në ambient të hapur në fshatin Grnçare, prezantoi diverzitetin kulturor të të gjithë komuniteteve të Kosovës.

Festivali në këtë fshat mblodhi interpretues të këngëve tradicionale nga të gjitha komunitetet e Kosovës: shqiptar, boshnjak, goran, turk, serb, rom, ashkali dhe egjiptian.

Pjesë e programit ka qenë edhe ekspozita e veshjeve tradicionale të komuniteteve qe jetojnë në Kosovë.

Festivali është organizuar nga Shoqata e kulturës Plejada Prizren, nën patronazhin dhe me mbështetjen e Zyrës së Presidentit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prizrenit dhe Organizatës “Kultura për Ndryshim” në kuadër të projektit te BE-së në implementimin nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe, në festivalin kanë qenë të pranishem disa mijëra mysafirë, figurat publike dhe politike./k.press

Fotografia e Plejada Prizren Ngo Kulturra

Fotografia e Plejada Prizren Ngo Kulturra

Fotografia e Plejada Prizren Ngo Kulturra

Asnjë koment

Comments are closed.