26-04-2024

Mushtisht: Arrestohet për vjedhje të pyllit dhe sulm ndaj policisë

Një person është arrestuar për shkak të vjedhjes së pyllit, ndërsa gjatë arrestimit ka sulmuar dhe ofenduar zyrtarët policorë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës, kur i dyshuari është takuar duke transportuar dru që i kishte prerë ilegalisht në vendin e quajtur Parku i Sharrit.

Pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.