17-05-2024

Arrestohen të dyshuarit që ia grabitën çantën një gruaje, që pësoi edhe lëndime

Dy persona janë arrestuar nga policia si të dyshuar për vjedhjen e çantës së një gruaje, të cilën edhe e kishin lënduar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se më 14 nëntor, rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona të dyshuar (L. P. dhe D. A.), të cilët ishin në kërkim policor.

Në njoftim, thuhet se të arrestuarit, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer më 18 korrik 2018 në Prizren.

“Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale duke ia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës në çantë kishte telefonin e markës Samsung, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.