12-10-2024

Arrestohet 30-vjeçari në Rahovec dhe i konfiskohet një AK 47, u përfshi në një grabitje të rëndë

Në fshatin Ratkoc-Rahovec,  me datën 23.02.2024 është raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar. Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes. Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë,  e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "A"

Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984.

Asnjë koment

Comments are closed.