03-05-2024

Arrestohet burri nga Malisheva, rrahu gruan “për spital”

Në Komunën e Malishevës është arrestuar një person nën dyshimet për sulm dhe dhunë në familje.

Policia ka njoftuar sr rasti ka ndodhur dy ditë më parë, derisa, i dyshuari raportohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  bashkëshortes së tij  viktimës femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK.

Asnjë koment

Comments are closed.