25-04-2024

Arrestohet i riu nga Shqipëria, tentoi të fuste në Kosovë 1 kg marihuanë në bidon

Policia e Kosovës gjatë ditë së sotme rreth orës 13:45,  ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e  Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.

Veturën të cilën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë, brenda saj i ishte gjeturë narkotik i llojit marihuanë.

Ai kishte tentuar ta fuste drogën duke e futur në një bidon.

“Pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte  futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, thekson policia.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.

Asnjë koment

Comments are closed.