Arrestohet një person i kërkuar në Prizren
Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren dhë dërguar në burgun e Dyzit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit nga Policia, ai është arrestuar në Transitin e ri.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e sigurisë së lartë në Dyz”, thuhet në raportin e PK-së.
Lexo edhe:
Prizreni ndër komunat e fundit të Kosovës për transportin publik (Dokument)
Policia nuk ka njoftuar as për identitetin e të arrestuarit e as për arsyet se përse kërkohej i dyshuari. /GazetaePrizrenit.net