20-04-2024

Arrestohet një person i kërkuar për drogë nga Interpoli në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Një person i kërkuar nga Interpoli është arrestuar mesditën e sotme në pikëkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë të Prizrenit, transmeton ““GazetaePrizrenit.net”.

 

Burime të besueshme nga polica në Prizren, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet L.H, që njihej si person me identitetin tjetër me inicialet F.Bytyqi.

 

Ai dyshohej për pjesëmarrje në rrjetin e trafikimit me substanca narkotike.

Asnjë koment

Comments are closed.