Arrestohet një person në Rahovec për disa vjedhje të rënda
Policia e Kosovës në Rahovec ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda që nga muaji janar i këtij viti.
“Personi me inicialet B.Sh, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me çrast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme. Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përcjell Klan Kosova.
Bashkangjitur do te gjeni fotografi te provave materiale te sekuestruara nga Policia :