24-04-2024

Arrestohet për kanosje të një femre turke në Prizren

Një person është arrestuar në rr. “Shkelzen Dragaj” të Prizrenit për kanosjen e një femre të cilën e ka njohur përmes rrjeteve sociale.

Në raportin e policisë thuhet se dyshuari mashkull (K/shqiptar) pasi ka realizuar takim me viktimën (K/turke) me qëllim të vazhdimit të takimeve e ka kanosur atë.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Policia nuk ka thënë hollësi të tjera rreth rastit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.