26-04-2024

Arrestohet personi i tretë për vjedhjen e lopëve në Mazrrek të Hasit të Prizrenit

Policia ka arrestuar të dyshuarin e tretë, i cili gjendej në arrati, e që ndërlidhet me rastin e vjedhjes së lopëve në fshatin Mazrrek të Hasit të Prizrenit, që ndodhi në muajin nëntor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policor, nuk jepet identiteti i të arrestuarit, pos që thuhet se me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ditë më parë, policia ka njoftuar edhe për arrestimin e dy personave të tjerë, me inicialet A. S. dhe V. S., të cilët dyshohet  të jenë përfshirë në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera me 18.11.2018 në fshatin Mazrrek të Prizrenit, ku të njëjtit në tri lokacione të ndryshme kanë depërtuar në mënyrë të kundërligjshme, duke vjedhur shtatë (7) copë bagëti.

Nga këto janë gjetur vetëm katër lopë në Shipol të Mitrovicës, pasi tri të tjera ishin prerë./GazetaePrizren.net/

Asnjë koment

Comments are closed.