25-11-2024

Arrestohet prizrenasi, nuk respektoi vendimin e gjykatës

Një prizrenas nuk ka respektuar masën e përcaktuar nga gjykata duke dalë nga shtëpia, ndërsa është arrestuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Emin Abazi”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Në bazë të urdhëresë së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka sqaruar se përse qëndronte në arrest.  Ai është dërguar në qendrën e paraburgimit Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.