16-04-2024

Mos u nisni drejt Malit të Zi nëse nuk e keni testin negativ PCR!

Mali i Zi sot ka hapur kufijtë e vet më Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.

Mali i Zi kërkon testimet për Covid-19 në hyrje, ndërsa qytetarët e Kosovës për Indeksonline thonë se janë që dy orë pritje në pikën kufitare në Muriqan, pasi që Mali i Zi kërkon testet PCR.

Ata thonë që i kanë testet serologjike, IgM dhe IgG negativë, por Mali i Zi ka marrë vendim që duhet PCR.

Jemi që dy orë pritje në pikën kufitare në Muriqan, jemi nisur nga Kosova në orën 5 për të kaluar në Mal të Zi nga pika kufitare në Muriqan

Kjo është tmerr, cfarë trajtimi na bëhet edhe pse jemi të pajisur me teste serologjike të datës 14.08 ku rezultojmë negativ në të dy testet igm dhe igg”, thonë atë.

Indeksonline ka kontaktuar me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar ku thonë që Mali i Zi pranon vetëm testet PCR negativ, dhe jo ato serologjike.

Asnjë koment

Comments are closed.