08-09-2024

Arrestohet Ujkan Metaj ishte arratisur nga Dubrava

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar Ujkan Metaj.

Metaj rreth 12 ditë më parë ishte arratisur nga ana e burgut të Dubravës.

‘’Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, thuhet në njoftim.

news image

Po ashtu është bërë e ditur se i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.

Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar, thuhet më tutje në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.