19-05-2024

Atentat teksa pinte kafe në qendër të Brukselit, vdes shqiptari

Ka ndërruar jetë 44-vjeçari Agustin Kaza, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në Bruksel.

Ai mori plagë të rënda pasi u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek. Augustin Kaza ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por sot pas ka ndërruar jetë nga plagët e mara.

Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ka dyshime se atentati ndaj tij ka qenë për motive gjakmarrje pasi ai është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy personave më 3 korrik të vitit 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia e prishjes së pazareve të drogës pasi zona ku ndodhi atentati kohëve të fundit ka qenë në qendër të kontrolleve policore, pasi ka pasur një dhunë të shtuar, por edhe trafik droge.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.