Autobusi me shqiptarë që po udhëtonte nga Gjermania, përplaset në Kroaci
Thuhet se autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit.
“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.
Ai ka treguar se atyre iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes. /Albinfo.ch.