26-04-2024

Babai dyshohet se vrau djalin në Podujevë (Video)

Edon Ismajli është vrarë nga babai i vet, Naim Ismajli sot rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Deri më tani besohet se prona është shkaku që çoi deri në vrasje.

RTK ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihen ekipet e Policisë.

Ndryshe, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”/IO/

 

Asnjë koment

Comments are closed.