24-04-2024

Babai i Jetmir Aliajt para mediave, u drejtohet familjes së policit: Lidhni qentë e juaj ose ju lidhi unë (VIDEO))

Babai i të ndjerit, Jetmir Aliaj, i cili u vra nga polici Shefki Spahiu në Suharekë, ka shprehur dhimbjen sot pak para gjykimit të policit. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të i ruajnë fëmijët e tyre pasi sipas tij në pozita zyrtare ka shumë njerëz të pandershëm dhe kriminelë, shkruan Gazeta Metro.

Ish-polici Shefki Spahiu është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, për vrasjen e Jetmir Aliajt,  e 32 vjeçarit në një kazino në Suharekë.

Ish-polici është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

 

Ndërkaq sot pak para shpalljes së aktgjykimit, babi i Jetmir Aliajt, Halil Alilaj ka shpërthyer në lot para mediave ku edhe vet si familje kishin kërkuar dënimin e policit me burg të përjetshëm.

Aliaj kishte një kërkesë nga qytetarët duke thënë që të i ruajnë djemtë dhe fëmijët e tyre, pasi disa njerëz në vend që kanë pushtet janë të pandershëm.

“Shekullin 21 me ma vra djalin, për pikë të qejfit. Kjo veç te na ndodhë”, ka thënë babai i viktimës, transmeton Metro.

Ndërkaq kur është pyetur se a ka pasur kontakte me familjarët e policit Spahiu, Halil Aliaj ka thënë se ai nuk ka pasur fare kontakte me ta dhe ka pasur një porosi për familjen dhe rrethin e tij.

“Po i them atyre, rrethit tij dhe kryetarit të tyre, pasha Zotin lidhi ata qenë se pa t’i lidhë një nga një, unë nuk ka me lanë”, ka thënë ai.

Ndryshe, i akuzuari Spahiu dhe mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes se aktgjykimi

Më poshtë deklarata e prindve të të ndjerit Jetmir Aliaj. /gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.