24-04-2024

Babai nga Suhareka shqelmon dy vajzat e vogla të tij

Në Suharekë është arrestuar një i dyshuar pasi që i kishte sulmuar fizikisht vajzat e tij, duke i goditur me shqelma.

Vajzat ishin të moshës së mitur, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht duke i goditur me shqelma dy vajzat e tij të moshës së mitur.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./express/

Asnjë koment

Comments are closed.