02-11-2024

 “Bajrako”, një film që promovon kulturën rome në “DokuFest”

Në mbrëmjen e natës së pestë , në “Doku N’Lum” janë  shfaqur  tetë  filma dokumentar  nga studentët e shkollës së “DokuFestit” , ndërsa në mesin e tyre ishte edhe një dokumentar rom me emër “Bajrako” nga autori Benjamin Menekshe .

Ky ishte dokumentari  i parë i një pjesëtari të këtij komunitetit  nga Prizreni, i cili përmes filmit dokumentar ka shfaqur traditën dhe  kulturën rome. Filmi ndodhi si rrjedhojë e participimit në shkollën e filmit të “DokuFestit” .

Dokumentari në brendësi përmbante ditën e Bajrakut (Flamurit) si festë tradicionale të romëve  e cila festohet me solemnitet të madh në lagjen “Terzimahall” të Prizrenit.  Gjëja tjetër unike e cila e bënë këtë dokumentar 9 minutësh  është përdorimi i gjuhës rome  për herë të parë në një festival madhështor ,  ku kishte edhe përkthim me titra në gjuhën angleze.

Pas përfundimit të filmit , autori Menekshe  iu përgjigj në një pyetje nga audienca,  ku tha  “Tradita Rome nuk është kaq , ka më shumë, besoj se në filmat e ardhshëm do të përpiqem që t’a sjellë traditën e thellë të romëve, që do të jetë shumë interesante”.

Dokumentari  u pëlqye nga publiku , dhe  nuk munguan komentet pozitive. /Radio “ Romano Avazo”.

 

 

 


 

Asnjë koment

Comments are closed.