Baldedaj kritikon Haskukën për deklarimet rreth depolitizimit të arsimit
Shef i grupit të anëtarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka adresuar kritika ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, rreth deklarimit të tij të fundit për politizimin e arsimit, derisa shprehet se Haskuka i ka punët “pus” me koalicionin e tij.
Ndër të tjera në profilin e tij, në “facebook”, Baldedaj ka shkruar:
“Mytaher Haskuka vazhdon të rrëshqas në padijen e tij, duke dal para opinionit me margaritar të çmuar propagandistik që nuk ia besojnë as bashkëpunëtorët përtej zyrës së tij.
Premtoi transparencë radikale, e po zhytet Prizrenin në mungesë radikale të transparencës. Këtë mungesë e mbulon me propagandë.
Rrëshqet Mytaher Haskuka si në akull kur thotë depolitizimi nuk nënkupton gjetjen e personave që nuk janë anëtarë të asnjë partie politike. Rrëshqet deri në theqafje sepse depolitizim do të thotë zgjedhja e menaxherit më të mirë, e jo e militantit më të madh.
S’ka faj Mytaher Haskuka përsëri sepse kur shikon majtas, lugat i shfaqet Nisma dhe emërorja e listës së tyre puro politike. Kur shikon djathtas lugati tjetër i quajtur LDK, i shfaqet më i butë kështu që me këta me një karamele do të mundohet t’i mashtrojë, por sidoqoftë karamelja e politizuar radikalisht…
Mytaher Haskuka që i ka pus i zi punët me partnerët e koalicionit vazhdon të rrëshqet në akull duke e lënë pas premtimin për depolitizim të arsimit.
Mbetet të shihet çka do t’i del përpara që kjo rrëshqitje e Mytaher Haskukës në akull të përfundoj më turpërimin e tij deri në ikje të turpshme nga detyra e kryetarit.
Drejtora më politikë dhe më të politizuar dhe më pak të përgatitur për këtë detyrë Prizreni nuk ka pasur asnjëherë dhe në asnjë epokë”, ka shkruar ndër tjera ai.