26-04-2024

Baldedaj: Haskuka po e trefishon mundësinë e vlerës së “vjedhjes” në festivalin “Zambaku”

Shefi i grupit të anëtarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth organizimit të festivalit tradicional të këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” për siç ka thënë e trefishimin e mundësisë së vlerës së “vjedhjes”.

Ai këtë e ka deklaruar në profilin e tij në “facebook”, ku ka shkruar:

“Engjulli  Mytaher Haskuka që bënte be se nuk do ta organizoj Festivalin “Zambaku i Prizrenit” me tender sepse ne tendera vidhej, një vit pasi e dështoi Festivalin e trefishon vlerën e mundësisë së keqpërdorimit dhe vjedhjes në festivalin Zambaku i Prizrenit.

Ai tha nuk do ta organizojmë Festivalin me tender, ndërsa i dyfishoi vlerën e tenderit për festivalin Zambaku i Prizrenit.

As kjo nuk i mjaftoi, ai e trefishoi vlerën e festivalit Zambaku i Prizrenit, dhe këtë një të tretë në mënyrë kriminale ia ndan një OJQ-je fantom.

Ose njëherë i ndan mjetet pastaj Grupi kriminal i Mytaher Haskukës formon OJQ.

Të gjitha bëhen në bekimin e Haskukës i cili villte vrerë se u keqpërdorën 20 mijë euro të Zambakut sa ndaheshin vitet e kaluara ndërsa tash me vetëdije e trefishon shumën, për ta trefishuar keqpërdorimin me tender dhe në të zezë”, ka shkruar Baledaj./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.