25-04-2024

Ballkani humb, Prishtina fiton Kupën e Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Skuadra e Prishtinës e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll për edicionin 2019/20. Në ndeshjen finale të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e ka mposhtur skuadrën e Ballkanit me rezultatin minimal 1:0.

Njëherit, kjo ishte edhe ndeshja e fundit në futbollin kosovar për këtë sezon. Golin e vetëm të ndeshjes, e realizoi sulmuesi Otto John në minutën e 20-të, raporton KOHA.

Për Prishtinën, ky është trofeu i shtatë i Kupës së Kosovës në histori të klubit. Me këtë triumf, Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në kupat evropiane për edicionin e ri.

Kështu që, Prishtina do të paraqitet në parakualifikime të Ligës së Evropës së bashku me Gjilanin si nënkampion i Kosovës. Ndërkohë, kampionia e Kosovës për këtë sezon, Drita do të luajë në turneun preliminar të Ligës së Kampionëve.

Asnjë koment

Comments are closed.