27-07-2024

Ballkani niset sot në Kazakistan për ndeshjen ndaj Astanas

Ballkani ka njoftuar se sot do të nisen për në Kazakistan për ndeshjen ndaj Astanas në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet më 9 nëntor duke filluar nga ora 16:30 me kohën tonë lokale, derisa në 21:30 me orën lokale në Astan.

“Kemi hyrë në javën ku do të zhvillojmë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në UEFA Europa Conference League”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Ballkani është në grupin C, ku pas tri xhirove ka grumbulluar tri pikë, një fitore dhe dy humbje.

Në këtë grup bën pjesë edhe Dinamo Zagrebi, Viktoria Plzen. /Klankosova.tv.

 

Asnjë koment

Comments are closed.