12-05-2024

Ballkani vazhdon si lider i Superligës, ja rezultati në Gjilan

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore të madhe në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti Gjilanin me rezultatin 2:0.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Fillimisht në minutën e 49’të, Nazmi Gripshi shënoi për shifrat 0:1.

Në minutën e 81’të mbrojtësi Lumbardh Dellova shënoi për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, skuadra e Ilir Dajës shkon në kuotën e 63 pikëve në pozitën e parë, dy më shumë se Llapi./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.