16-06-2021

Bankat pasurohen, bizneset e vogla varfërohen

Shumicën e pagesave furrat e marketet e vogla e kanë me para të imëta.

E kur vjen koha e deponimit të tyre në banka, duhet të paguajnë tarifa të larta.

Pronari furrës, Luz Mita, ankohet se bëhet fjalë për përqindje të papërballueshme.

“Nëse i dorëzojmë në bankë, banka na merr 5 përqind provision që është shumë jashtëzakonisht e lartë 5 %. Nëse I dërgojmë 100 copë nga 2 euro, banka i merr 100 euro”, thotë Mita.

Oda e afarizmit të Kosovës disa herë mbajti takime me guvernatorin e BQK-së Fehmi Mehmeti, nga I cili mori premtime se tarifat do ti ulin.

Zëdhënësja e OAK, Fjolla Smajlaj, konfirmon të kenë marrë zotime për ndihmë.

“Kemi marr premtime se do t’ shqyrtojnë kërkesat. Ne kemi kërkuar uljen e kësaj tarife pasi edhe vendet e rajonit, e kanë 2 deri në 3 përqind,”thotë Smajlaj.

Sipas saj, arsyetimi I bvankave komerciale ka qenë se për numërimin, ruajtjen e administimin e këtyre parave janë të punësuar persona të vecantë në bankë, prandaj edhe ekziston kjo tarifë.

Por në Shoqatën e Bankave të Kosovës përmes një emaili thanë se ky process ka një kosto direkte dhe indirekte. Për më tepër bankat janë të lira vetë ti përcaktojnë çmimet.

“Çështja e përcaktimit të përqindjes si tarifë për deponim të monedhave është çështje e bankave individualisht, respektivisht, e tregut te lire te çmimeve”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave./io

Asnjë koment

Comments are closed.