Barca eliminohet nga Champions League, Inter fitoi
Barcelona është eliminuar nga Champions League pas fitores së Interit kundër Viktoria Plzen.
Italianët fituan me rezultat 4:0.
Për “Nerazzurrët” i pari realizoi Henrik Mkhitaryan, në minutën e 35-të.
Autor i golit të dytë ishte sulmuesi tjetër Edin Dzeko, i cili shënoi në të 45-tën.
I njëjti realizoi sërish në minutën e 66-të.
E në të 87-tën Romelu Lukaku.
Sonte me fillim prej orës 21:00 Barca luan kundër Bayernit.
Edhe nëse fitojnë sonte “katalunasit” nuk do të kenë gjasa të vazhdojnë tutje.
Ata renditen në vendin e tretë të grupit C me katër pikë, gjashtë pikë më pak se Interi./KK