24-04-2024

Bartja e maskës bëhet obligative

Bartja e maskës është bërë sërish obligative në Kosovë edhe në rastin kur qytetarët janë të vetëm e në ambiente të hapura.

Sot, Qeveria mori vendim për masat e reja anti-COVID duke kthyer kufizimin e lëvizjes, orarin e shkurtuar të gastronomisë e shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor. Por me vendimin e ri, bartja e maskës duke mbuluar hundën e gojën është bërë obligative në të gjitha rastet, përveç gjatë ngasjes vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ndërkaq deri sot në fuqi ka qenë vendimi që pos tri pikave të lartcekura, qytetarët mund të rrinin pa maska edhe gjatë ecjes në ambient të jashtëm, të vetëm.Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e diela.

Asnjë koment

Comments are closed.