Bashkimi humb për pak, Prishtina fiton Superkupën
Bashkimi humb për një pikë për të qenë fitues i Superkupës.Sigal Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll. Prishtina të dielën mbrëma në Pejë, mposhti Bashkimin në finale me rezultat 74:73.
Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa prizrenasit humbën aksionin e fundit. Kështu Prishtina vazhdon të mbledhë trofe në basketbollin kosovar. Në turneun e Superkupës është paraqitur vetëm me lojtarë vendorë.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)
Arian Qallaku realizoi 22 pikë për Prishtinën, ndërsa Altin Morina 19. Musab Mala kishte 19 pikë te Bashkimi. Edmond Azemi realizoi pikët vendimtare.