18-04-2024

Bastisje për skema piramidale në Samadraxhë të Suharekës

Dy lokale janë bastisur në fshatin Samadraxhë të Suharekës për organizim të skemave piramidale, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite.Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se në njërin nga lokalet janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz.

Lexo edhe:

Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)

Në lokalin tjetër janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate, 500 Forinta Hungareze, 200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune, 6 dolar Amerikan, 110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase.

Në të dyja rastet me vendim të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.